image Aksion i madh i policisë: 20 të arrestuar, ka edhe biznesmenë

Rajon

Rajon/ Aksion i madh i policisë: 20 të arrestuar, ka edhe biznesmenë

news image

Me urdhër të prokurorisë së Tiranës, kanë përfunduar deri tani në pranga rreth 20 persona në Tiranë.

Prokuroria kishte kohë që hetonte një skemë mashtrimi, ku një javë më parë ranë në pranga disa biznesmenë dhe administratorë të shërbimit urban.

Bëhet fjalë për një aksion tjetër edhe më të madh, që vijon ende, mbi betejën e nisur kundër informalitetit.

Nga të dhënat e deritanishme bëhet fjalë për arrestime të bujshme, biznesmenë  dhe administratorë të disa kompanive të rëndësishme që operojnë në kryeqytet.

Janë arrestuar rreth 13 biznesmenë deri tani, 7 prej të cilëve operojnë kryesisht në fushën e ndërtimit. Po ashtu deri tani, nga aksioni që kishte nisur më herët, janë shoqëruar rreth 50 persona, për të dëshmuar mbi akuzat e ngritura mbi skemën e mashtrimit.

Ata janë arrestuar nga krimi ekonomik në bashkëpunim me hetimin tatimor, por edhe me ndihmën e forcave të tjera të rendit.

Të arrestuarit akuzohen për krijimit te skemave të mashtrimit me TVSH-në, duke i shkaktuar dëme të mëdha arkës së shtetit.

Operacioni vijon dhe pritet të ketë arrestime të tjera, në orët në vijim./NOA.al