Në fshatin Gushavc të Mitrovicës, Krimet Ekonomike kanë realizuar një aksion në kërkim të disa aparaturave për prodhim të bitcoins, mëson Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit thonë se banorët e fshatit janë organizuar dhe kanë kundërshtuar këtë aksion.
Lajmi është konfirmuar edhe nga burime brenda Policisë në Mitrovicë për Sinjalin.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detaje shtesë. /Gazeta Sinjali/