image Aksion i gjerë policor në rajonin e Mitrovicës, cak veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit

Kosovë

Siguri/ Aksion i gjerë policor në rajonin e Mitrovicës, cak veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit

news image

Një aksion policor ka nisur para pak çastesh në rajonin e Mitrovicës.

Gazeta Sinjali mëson  nga burimet se cak i këtij aksioni është veprimtaria e lojërave të fatit.

Siç merr vesh gazeta në kuadër të këtij aksioni po bastisen disa lokale të qytetit ku dyshohet se po ushtrohet kjo veprimtari e ndaluar.

Operacioni po zhvillohet nga Drejtoria e Hetimeve e Krimit të Organizuar në kuadër të luftimit të dukurive të paligjshme në vend.

Veprimtaria e lojërave të fatit është e ndaluar me ligj në Kosovë ndërsa kohëve të fundit, në pjesë të ndryshme të vendit ka nisur të lulëzojë sërish kjo veprimtari në të zezën duke u kamufluar në lokale të destinuara për shërbime tjera.

Aksioni është në zhvillim e sipër. Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast. /Gazeta Sinjali/