Njësia e Antidrogës së Policinë e Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion kundër drogës në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se sipas informacioneve të para janë sekuestruar një sasi e substancave narkotike, si dhe janë shoqëruar në Polici mbi 10 persona.
Disa nga personat që përfunduan në Polici janë intërvistuar në cilësi të të dyshuarve, e disa dëshmitarë, teksa shumë shpejt Prokurori i Shtetit pritet të nxjerrë aktvendim për të njëjtit.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por ende s’ka pranuar një përgjigje.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.