Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:30, në rrugën Malishevë – Arllat, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, njëra prej të cilave është veturë zyrtare e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Po, tri vetura janë të involvuara, njëra është e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, veturë zyrtare. Shtatë persona janë të lënduar, janë jashtë rrezikut për jetë. Një pjesë e tyre janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Gjakovës, pjesa tjetër në Prizren”, tha ai./Gazeta Sinjali/