Dy policë të Rajonit të Durrësi kanë mbetur të lënduar pasi një automjet e goditi nga mbrapa makinën e patrullës së policisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, te rrethrrotullimi i Urës së Dajlanit.
Dy policët janë dërguar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.
Raportohet se shoferi që u përplas me automjetin e policisë ishte në gjendje të dehur./Gazeta Sinjali/