image Aksidentohet rëndë Bruno

Aksidentohet rëndë Bruno

news image

Dy artistët e shtëpisë diskografike “Three Dots”, këngëtari Bruno dhe muzikanti Mir Vathi janë përfshirë në një aksident të frikshëm automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur në Maliq, në afërsi të Korçës, ku dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar për të marrë pjesë në një koncert.

Mësohet se në një moment, makina e tyre ka dalë nga rruga duke rënë nga lartësia.

Në fotot nga vendngjarja, automjeti shihet përmbys, por fatmirësisht, pavarësisht plagëve djemtë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata ndodhen në spital në Tiranë ku janë nën vëzhgimin e mjekëve dhe po marrin mjekimin për plagët.