image Aksidentohet një motoçiklist në Rahovec, dërgohet në spital pas lëndimeve të marra

Siguri

Aksidentohet një motoçiklist në Rahovec, dërgohet në spital pas lëndimeve të marra

news image

Foto ilustruese


Po vazhdojnë shkeljet e rregullave në komunikacion, e mos vëmendja në rrugë gjatë kohës kur timoni është në duart e vozitësit, gjë që po sjellë aksidentet e shumta në Kosovës, raporton Sinjali.

Raportit të aksidenteve të trafikut i është shtuar edhe një tjetër aksident, i cili ka ndodhur në rrugën “Shkodrani” në Rahovec, rreth dy orë më parë.

Në të u përfshi një ngasës i motoçikletës, i cili përveç dëmeve materiale të cilat i shkaktoi, u lëndua edhe vetë, me ç’rast ka vazhduar trajtimin mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 19:30 në rrugën “Shkodrani” në Rahovec është raportuar për një vetë aksident trafiku ku e përfshirë ka qenë një motoçikletë. Për pasojë (përveç dëmeve materiale) ngasësi i motoçikletës (mashkull i moshës madhore), ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, njoftoi Elezaj.

/GazetaSinjali/