image Aksidentohet një kamion me 100 kafshë, ikin tre majmunë

Botë

Aksidentohet një kamion me 100 kafshë, ikin tre majmunë

news image

Policia në Pensilvani po kërkon për të paktën tre majmunë që kanë shpëtuar pasi një kamion që transportonte rreth 100 kafshë u përfshi në një aksident.

The Guardian raporton se kamioni që transportonte majmunët u përplas me një kamion të premten pasdite në kontenë Montour, tha për Daily Item, efektivi i policisë së shtetit të Pensilvanisë, Andrea Pelachick.

Gazeta lokale e lajmeve tha se përplasja ndodhi përgjatë Route 54, pikërisht jashtë Interstate 80 pranë Danville.

Kamioni ishte rrugës për në një laborator, tha Pelachick.

WNEP tha se katër majmunë ishin të lirë, me autoritetet duke përdorur një helikopter në kërkim. Nuk dihej se çfarë lloj majmunësh ishin në kamion, por policia publikoi një fotografi të njërit prej tyre në një pemë.

Është e paqartë nëse në aksident janë lënduar njerëz apo kafshë.

/GazetaSinjali/