image Aksidentohet autoambulanca në Gjilan, ndërron jetë pacienti që po transportohej në spital

Siguri

Aksidentohet autoambulanca në Gjilan, ndërron jetë pacienti që po transportohej në spital

news image

Një person i cili po transportohej me autoambulancë dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes autoambulancës dhe një veturë civile, në rrugën “Avduallah Tahiri”, në Gjilan.

Vdekjen e pacientit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se vdekja e pacientit dyshohet se ka ndodhur rreth orës 11:25.

Këto burime po ashtu kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i pacientit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/