Tre persona janë lënduar gjatë një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku janë përfshirë autoambulanca dhe një kamion.
Sot rreth orës 16:00, në fshatin Mramor janë lënduar tre persona gjatë aksidentit dhe janë dërguar për trajtim mjeksësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi.
“Me date 24.06.2020 rreth ores 16.00, ne rrugen nacionale Gjilan-Prishtine, ne afersi te udhekryqit per ne fshatin Mramor, eshte raportuar për një aksident trafiku ku te perfshira kanë qenë një kamion dhe një autoambulancë. Si pasojë e këtij aksidenti trë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Ne vendngjarje ndodhen njesitë policore përkatese të cilat janë duke u marr me rastin”, thotë Rexhepi për Gazetën Sinjali.