Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Malishevë-Rahovec.
Në këtë aksident është përfshirë një autoambulanc dhe një veturë tjetër.
Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona. Mirëpo, gjendja e tyre është e mirë.
Shkaku i këtij aksidenti po besohet se ka qenë tejkalimi i pasigurtë që ka bërë autoambulanca, duke e goditur veturën tjetër.