Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një tjetër aksident u shënua edhe mbrëmjen e sotme në Prishtinë, më saktësisht te Bulevardi “Bill Clinton”.
Në të u përfshinë tri vetura, të cilat nga pamjet e siguruara nga sinjalizuesi i Gazetës Sinjali shihet se si pasojë e goditjes së madhe u dëmtuan materialisht. Teksa deri më tani, nuk dihet për të lënduar.