image Aksidentohen tri vetura në Koshtovë, pesë të lënduar

Siguri

Policia/ Aksidentohen tri vetura në Koshtovë, pesë të lënduar

news image

Pesë persona janë lënduar si pasojë e ndeshjes së tri veturave në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, te fshati Koshtovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.

“Në këtë aksident, i cili ka ndodhur sonte rreth orës 18.00, janë lënduar pesë persona, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti. /Gazeta Sinjali/