Një persona ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në fshatin Terstenik rreth orës 09:30 minuta.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 09:30 në fshatin Terstenik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Sinjali.
Siç njofton policia me rastin po merret njësiti i trafikut. /Gazeta Sinjali/