Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pak më parë në lagjen “Arbane” në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se si janë aksidentuar mes vete dy vetura.
Qytetarët që banojnë afër kësaj rruge janë ankuar se në këtë vend ndodhin pothuajse çdo ditë aksidente të tilla.
Njëri nga sinjalizuesit pretendon se në këtë rrugë çdo ditë ndodhin aksidente, ani pse 200 metra më poshtë është rrethi. Sipas tij, kjo ndodhë si pasojë që rruga është e hapur për një market.
“Çdo dit në këtë rrugë bëhet ndeshje, për shkak që është rruga e hapur te Kastrati edhe 200 metra më poshtë është rrethi”, thotë sinjalizuesi.
Ai për Gazetën Sinjali ka thënë se Policia është në dijeni për këtë rast, që sipas tij ata vijnë çdo ditë aty.
“Edhe vet Policia janë në dijeni për ketë rast se ata çdo dit vijnë këtu”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se në lidhje me këtë rast ka kontaktuar edhe komunën, e cila kjo e fundit ka deklaruar se Policia duhet me bë ankesë, jo vetë komuna.
Lidhur me aksidentin Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë, por ende nuk kanë thyer përgjigje.