image Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Siguri

Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para një ore në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës kanë thënë për Gazetën Sinjali se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

Në ora 21:03, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Agim Ramadani’ Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësia e trafikut është marrë me aksidentin”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

/GazetaSinjali/