image Aksidentohen dy vetura në Mitrovicë, gjashtë persona të lënduar

Kosovë

Policia/ Aksidentohen dy vetura në Mitrovicë, gjashtë persona të lënduar

news image

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku, i cili në rrugën rajonale Skenderaj – Klinë rreth orës 15:00.

Rastin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë segmenti rrugor zona e fshatit Rezallë e Re. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile”, ka thënë Zahiti për Gazetën Sinjali.

Sipas tij gjashtë persona kane kërkuar tretman mjekësor. /Gaeta Sinjali/