image Aksidenti tragjik në Kroaci/ Policia nuk ka identifikuar ende dy viktima

Siguri

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Policia nuk ka identifikuar ende dy viktima

news image

Policia kroate ka raportuar se është konfirmuar identiteti i tetë të vdekurve nga aksidenti i djeshëm tragjik, ndërsa identitetet e dy të tjerëve ende jo, raporton Index.hr.

Ishte e dhimbshme për të parë lotët dhe për të dëgjuar britmat e familjarëve të personave që vdiqën në aksidentin e sotëm. Ata arritën në spital pasditen e së dielës për të identifikuar të dashurit e tyre, shkroi dje mediumi kroat, Jutarnji.

Në deklaratën e sotme të Policisë kroate po ashtu thuhet se shoferi, shtetasi 52-vjeçar i Kosovës, iu dorëzua mbikëqyrësit të kujdestarisë me një kallëzim penal për dyshimin e kryerjes së veprës penale të shkaktimit të aksidentit të trafikut dhe se gjatë ditës ai do të dorëzohet pranë Zyrës së Avokatit të Shtetit të Qarkut Slavonski Brod.

“Pasi ta dorëzojmë atë në mbikëqyrjen e kujdestarisë në mëngjes, ai do të sillet në Avokaturën e Shtetit për marrjen në pyetje. Zyra e Avokatit të Shtetit do të vendosë për rrjedhën e mëtejshme të procedurave, dmth nëse do të kërkojë mbajtjen apo lirimin e shoferit”, tha më herët për SBplus, Damir Breziq nga Policia e qarkut.

Siç raportoi policia dje, shoferi do të procedohet penalisht për dyshimin e kryerjes së veprës penale “shkaktimi i aksidentit të trafikut në trafikun rrugor”, për të cilin dënimi maksimal është deri në 15 vjet burgim.

Në këtë aksident trafiku, 10 persona vdiqën, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë. Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor./Gazeta Sinjali/