image Aksidenti tragjik në Kroaci: Nis bartja e kufomave të mërgimtarëve për në Kosovë

Sociale

Aksidenti tragjik në Kroaci: Nis bartja e kufomave të mërgimtarëve për në Kosovë

news image

Trupat e pajetë të tetë kosovarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës, në Slavonski Brod të Kroacisë, janë nisur për në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Dy prej viktimave kanë mbetur akoma në Kroaci, pasi që do t’u bëhet obduksioni.

Kufomat do të transportohen nga Kroacia për në Mal të Zi – Shqipëri, për të arritur në mëngjes në pikën kufitare në Morinë.

Atyre pritet që nesër t’u jepet edhe lamtumira e fundit.

Dhjetë mërgimtarët që ishin nisur me autobus nga Frankfurti për në Kosovë humbën jetën mëngjesin e të dielës, kur autobusi me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe u rrokullis jashtë rrugës, në Slavonski Bord të Kroacisë.

Në këtë autobus ndodheshin 67 udhëtarë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve është në mesin e viktimave, ndërsa tjetrit sot i është caktuar masa e paraburgimit, pasi që nga autoritetet kroate po dyshohet se ka qenë shkaktar i këtij aksidenti./Gazeta Sinjali/