image Aksidenti tragjik në Kroaci, autoambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes për tre minuta

Diasporë

Aksidenti tragjik në Kroaci, autoambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes për tre minuta

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

15 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në mesin e tyre edhe një vajzë e mitur.

Drejtoresha e Institutit Kroat të Mjekësisë, Maja Grba-Bujeviq , ka thënë se tetë ekipe urgjence morën pjesë në ofrimin e kujdesit mjekësor pas aksidentit tragjik që ua mori jetën 10 personave që po vinin nga Frankfurti në Kosovë.

Në 6:23 morëm një telefonatë nga Qendra 112, në 6:26 shkuam në vendin e ngjarjes”, tha Grba Bujeviq. 

Punonjësit e urgjencës mjekësore ishin në vendin e aksidentit për një kohë shumë të shkurtër dhe të plagosurit po trajtoheshin me urgjencë”, theksoi ajo./Gazeta Sinjali/