image Edhe Bullgaria shpall ditë zie pas aksidentit tragjik

Rajon

Edhe Bullgaria shpall ditë zie pas aksidentit tragjik

news image

Dita e nesërme, 24 nëntori do të shpallet ditë zie kombëtare në shtetin Bullgari, pasi humbën jetën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut në aksidentin tragjik në autostradën “Struma”, raportojnë mediat bullgare.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri bullgar Galab Donev në Varna.

Sipas Donev, në këtë mënyrë do të nderohen viktimat e dy tragjedive, aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës dhe zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak.

Në aksidentin tragjik që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit humbën jetën 46 persona dhe 7 të tjerë u lënduan pasi që autobusi me të cilin po ktheheshin nga Stambolli për në Shkup u aksidentua dhe u përfshi nga zjarri në Autostradën Struma. /GazetaSinjali/