Gazeta Sinjali raportoi gjatë ditës së sotme për një aksident mjaft të rëndë të ndodhur këtë pasdite te Ura e Moglices në Gjakovë.
Lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, teksa lëndime kanë marrë pesë persona.
“Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula” në Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete. Për pasojë njëra nga veturat është djegur në tërësi (zjarrëfikësit kanë lokalizuar zjarrin). Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale lëndime kanë pësuar pesë persona. Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka deklaraur Elezaj.