image Aksidenti në Viti/ Kjo është gjendja e të lënduarve

Siguri

Aksidenti në Viti/ Kjo është gjendja e të lënduarve

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Sllatinë e ulët të Vitisë, ku si pasojë një grua ka humbur jetën dhe dy të tjera janë lënduar.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, për Sinjalin ka treguar rreth gjendjes së të lënduarve.

Ai ka njoftuar se e lënduara me inicalet N.H. pas trajtimit të marrë është liruar për në shtëpi, kurse e lënduara tjetër me inicialet Z.H. si pasojë e aksidentit ka thyer një brinjë.

Asaj i është rekomanduar qëndrimi në spital, mirëpo e njëjta ka refuzuar hospitalizimin me arsyetimin se trajtimin do ta vazhdojë në Ferizaj.

Nuk ka pranuar me arsyetimin se dëshiron me shku me u mjeku në spitalin e Ferizajt, pra e ka refuzuar  hospitalizimin”, ka thënë ai për Sinjalin.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe dyshohet se vetura ka goditur një mur në skaj të rrugës.

Për kundër ndihmës mjekësore që iu ofrua, viktima nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve.

Kurse vozitësja me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Drejtuesja pas tretmanit mjekesor në spitalin e Gjilanit lirohet, por me urdhër të prokurorit ndalet në qendrën e ndaljes për 48 orë, gjersa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për t’i ditur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë”, shtoi Hashani./GazetaSinjali/