image Aksidenti në Mitrovicë, katër persona të lënduar
[wp-story id="814678"]

Siguri

Aksidenti në Mitrovicë, katër persona të lënduar

news image

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:45 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, konkretisht zona e fshatit Shupkovc.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur që dy nga të lënduarit janë zyrtarë policorë.

Ai deklaroi se hetuesit e njësitit rajonal po merren me rastin./GazetaSinjali/

news image