image Aksidenti në Fushë Kosovë, pasagjerja shtatzënë dërgohet me urgjencë në spital

Politikë

Aksidenti në Fushë Kosovë, pasagjerja shtatzënë dërgohet me urgjencë në spital

news image

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë në orët e mbrëmjes.

Bëhet fjalë për një veturë të taksistit e aksidentuar, që sipas pamjeve të dërguara nga sinjalizuesit, shihet se ka qenë mjaft serioz.

Nga informacione të reja sipas sinjalizuesve, thonë për Sinjalin se pasagjerja në taksi ka qenë femër dhe ka qenë shtatzënë në muajin e tretë. E njëjta është dërguar me urgjencë në spital.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Fushë Kosovë -Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore.   Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka deklaruar Ahemti.

FK
FK

/GazetaSinjali/