image Aksidenti në Arllat: Drejtori i Emergjencës flet për gjendjen shëndetësore të 5 të lënduarve

Siguri

Aksidenti në Arllat: Drejtori i Emergjencës flet për gjendjen shëndetësore të 5 të lënduarve

news image

Një person ka humbur jetën ndërsa pesë të tjerë janë lënduar pas një aksidenti në rrugën Arllat-Malishevë, ku janë përfshirë dy vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla, në një prononcim për Sinjalin tha se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore por në gjendje stabile.

“ Gjendja e tyre është stabile për momentin, janë duke i bërë ekzaminimet mjekësore, njëri nga kta është më në rrezik dhe sipas të gjitha gjasave do të transferohet në klinikën e ortopedisë ”, tha ai.

Rastin është konfirmuar për Sinjalin dhe nga zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë  persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Lexo më shumë rreth aksidentit:

/GazetaSinjali/