image E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Arllat

Siguri

E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Arllat

news image

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në rrugën Arllat-Malishevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Më këtë rast, komuna e Drenasit ka bërë një postim në Facebook ku ka shprehur ngushëllime për familjen Thaçi në Llapushnik.

“Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe”, thuhet ndër të tjera në reagimin e komunës së Drenasit.

yyyy

Reagimi i plotë i komunës së Drenasit:

Telegram ngushëllimi për Familjen Thaçi në Llapushnik, e nderuara Familje Thaçi, Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë.

Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë. Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.

Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm. Juve familje Thaçi, miqve dhe dashamirëve tuaj dhe të Mifailit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, mbahuni të fortë! Ramiz Lladrovci Kryetari i Komunës së Drenasit

/GazetaSinjali/