image Policia jep detaje per aksidentin në Klinë

Siguri

Policia jep detaje per aksidentin në Klinë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident mes një autobusi dhe dy veturave në Klinë.

Lajmin për këtë aksident e ka konfirmuar edhe policia e Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka dhënë detaje për Sinjalin në lidhje me këtë aksident, i cili ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Gashi ka bërë të ditur se të lënduarit fillimisht janë dërguar në Qendrën Familjare dhe pastaj në emergjencë të spitalit rajonal.

“Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve”, ka thënë Gashi për Sinjalin. /GazetaSinjali/