Policia ka arrestuar një të dyshuar për aksidentin e djeshëm që përfundoi me fatalitet në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.
Në aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy persona tjerë.
Sipas policisë, i dyshuari derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin kishte shkaktuar aksident në të cilin aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/