image Aksidenti i rëndë në magjistralen Prishtinë – Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Siguri

Aksidenti i rëndë në magjistralen Prishtinë – Gjilan, lëndohen gjashtë persona

news image

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në afërsi të fshatit Slivovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se personat e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor.

Ai gjithashtu bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë katër automjete si dhe ka dëme materiale.

“Njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, deklaroi ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/