image Aksidenti i mbrëmshëm ku vdiq një person, arrestohet një femër

Aksidenti i mbrëmshëm ku vdiq një person, arrestohet një femër

news image

Për aksidentin e mbrëmshëm me fatalitet në Mleqan të Malishevës policia ka arrestuar një femër, vozitëse e automjetit.

“Aksidenti ka ndodhë në mes të dy automjeteve me ngasës një mashkull dhe një femër kosovar/e”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se trupi i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa e dyshuara është arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Mleqan, Malishevë, 05.05.2020 – 14:13. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës një mashkull dhe një femër kosovar/e. Si pasojë e aksidentit ngasësi mashkull ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion,  ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/