image Aksidenti i katërfishtë në Lezhë, në mesin e të lënduarve edhe fëmijë

Shqipëri

Aksidenti i katërfishtë në Lezhë, në mesin e të lënduarve edhe fëmijë

news image

Janë plagosur sot pasdite nga aksidenti katër persona në Lezhë.

Një i mitur 12 vjeç, K.Rr. 17 vjeç, R.I. 58 vjeçe dhe A. D. 26 vjeçe janë të plagosurit nga aksidenti që janë transportuar dhe po marrin ndihmë në spitalet e Lezhës dhe Shkodrës.

Policia thekson se dëmtimet që kanë marrë janë të lehta.

Po sipas policisë në aksident janë përfshirë katër makina, një tip “Volkswagen Passat” me drejtuese një vajzë me inicialet A.L., banuese në Tiranë, një “BMW” me drejtuese shtetasen me inicialet E.R., banuese po në Tiranë, një “Land Rover” me drejtues shtetasin me inicialet A.L. banues në Shkodër dhe një “Ford” me drejtues shtetasin A.V., të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Dy nga makinat u përplasën kokë më kokë, “Land Rover”-i përfundoi në një arë me jonxhë në krah të rrugës, ndërsa “Passat”-i u përplas me një shtyllë.

Në pamjet e siguruara e ulur dhe mbështetur pranë “Passat”-it qëndron drejtuesja e tronditur nga aksidenti, por pa lëndime, ndërsa një i ri e ndihmon./Gazeta Sinjali/