image Aksident zinxhiror në Fushë Kosovë, përplasen 6 vetura

Siguri

Aksident zinxhiror në Fushë Kosovë, përplasen 6 vetura

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën Pejë-Prishtinë, afër urës së Hencit, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident të përfshira janë gjashtë vetura.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë tre persona.

“Rreth orës 9:30, në rr. Pejë – Prishtinë, afër urës së Hencit, është shkaktuar një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira 6 automjete. Përveç dëmeve materiale, si pasojë e aksidentit 3 persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore. Njësitet për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë marrë me rastin“, tha Hoxha./GazetaSinjali/