image Aksident: Vetura i godet tre fëmijë derisa po shkonin në shkollë

Rajon

Siguri/ Aksident: Vetura i godet tre fëmijë derisa po shkonin në shkollë

news image

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në një rrugë rurale të Lushnjës.

I dyshuari R.Ç., 33-vjeç, duke drejtuar automjetin e tipit “Golf”, ka lënduar lehtë tre nxënës të cilët po shkonin në shkollë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në fshatin Allkaj të Lushnjës pranë një shkolle të mesme.

Fatmirësisht nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Gazeta Sinjali/