image Aksident tragjik në Shqipëri, 22-vjeçari e godet për vdekje këmbësorin 60 vjeç - Sinjali

Aksident tragjik në Shqipëri, 22-vjeçari e godet për vdekje këmbësorin 60 vjeç

news image

Një aksident tragjik ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në Kamzë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 60-vjeçar me inicialet H.A., raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Shqipërisë njofton se 60-vjeçari po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet që drejtohej nga shoferi 22-vjeçar me inicialet E.K.

Lëndimet që pësoi nga ky aksident ishin të papërballueshme për 60-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, 22-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin