image Aksident me fatalitet, humb jetën motoçiklisti në Viti

Siguri

Aksident me fatalitet, humb jetën motoçiklisti në Viti

news image

Një motoçiklistë është vetaksidentuar dhe si pasojë nga plagët e rënda ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në rrugën Kllokot-Viti.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion .

/GazetaSinjali/