image Aksident tragjik në Greqi: Vdesin burrë e grua, lëndohen dy fëmijët e tyre

Rajon

Aksident tragjik në Greqi: Vdesin burrë e grua, lëndohen dy fëmijët e tyre

news image

Një tragjedi familjare ka ndodhur mesditën e së mërkurës në autostradën kombëtare Selanik-Serron, jashtë Selanikut.

Mediat greke raportojnë se një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën, ndërsa fëmijët e tyre, shtatë dhe dhjetë vjeç, janë plagosur rëndë.

Sipas raportimeve të para, makina me targa rumune është përplasur me një kamion. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al

/GazetaSinjali/