image Aksident tragjik/ Kamioni përplas makinën, gjashtë të vdekur në Turqi

Evropë

Aksident tragjik/ Kamioni përplas makinën, gjashtë të vdekur në Turqi

news image

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë paradites së sotme në provincën Konya të Turqisë, ku mbetën të vdekur gjashtë persona dhe dy të lënduar.

Një kamion i mbushur me plehra kimikë është përplasur me një minibus duke mos i dhënë asnjë mundësi udhëtarëve, raportuan mediat turke.

Për shkak të përplasjes së fortë, gjashtë prej udhëtarëve vdiqën në vend, ndërkaq dy të tjerë u dërguan për trajtim mjekësor në spital.

Një aksident i ngjashëm ndodhi pak ditë më parë ku humbën jetën nëntë persona. /GazetaSinjali/