Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur rrugës për në Grykë të Rugovës, raporton një sinjalizues nga vendi i ngjarjes.
Pasagjerët kanë dalë nga vetura për të diskutuar rreth aksidentit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Lidhur me këtë aksident Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë rajonale të Pejës, por policia nuk ka pasur informacion pasi siç thanë ‘aksidenti ka mundur të mos lajmërohet fare në polici’. /Gazeta Sinjali/