Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Zahaq të Pejës.
Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, teksa në vendin e ngjarjes ka mbërritur ndihma e shpejtë, policia dhe zjarrfikësit.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky vetaksident.
Ndërkohë, Policia e Kosovës vazhdimisht u bën apel qytetarëve për kujdes në trafik./Gazeta Sinjali/