image Aksident trafiku në Sllatinë

Siguri

Aksident trafiku në Sllatinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë orës 21:00, në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në aksident dyshohet se janë përfshirë dy automjete dhe nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se aksidenti është vetëm me dëme materiale.

“Mund të konfirmojmë se rreth orës 21:00, në Sllatinë në rrugën Prishtinë-Pejë, është raportuar për një aksident trafiku me dëme materiale.
Bazuar në informacionet e para, të involvuara në aksident janë dy automjete”
, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/