Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur mes dy veturave, pasditen e sotme, rreth orës 16:00, në fshatin Polac të Skënderajt, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Skënderaj – Drenas, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polac. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara, shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha ai./Gazeta Sinjali/