image Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Siguri

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Sibovc, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve dhe janë lënduar dy persona.

Si pasojë e lëndimeve të marra, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Sibovc), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë  janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin“, ka thënë Ahmeti për Sinjalin.

/GazetaSinjali/