Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, që ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se të gjithë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot, rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/