image Aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Ferizaj, policia jep detaje

Siguri

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, policia jep detaje

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, përkatësisht në Çagllavicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor, ku është përfshirë një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në përgjigjen e Policisë./Gazeta Sinjali/