image Aksident trafiku në rrugën Klinë-Gjakovë, ka persona të lënduar

Siguri/ Aksident trafiku në rrugën Klinë-Gjakovë, ka persona të lënduar

news image

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Klinë-Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidentin dhe numrin e personave të lënduar e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës, njofton se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një furgoni.

Policia aktualisht po merret me rastin, ndërsa është herët të dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident. /Gazeta Sinjali/