Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën e Tranzitit në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai tha se personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor.
“Në rrugën e Tranzitit në Prizren, rreth 09:56 minuta ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale dhe me lëndime trupore. Një person është i lënduar, i është ofruar tretman mjekësor. Policia e trafikut është duke u marrë me rastin”, tha Osmanollaj./Gazeta Sinjali/