image Aksident trafiku në Prishtinë, vetura godet një motoçikletë

Siguri

Aksident trafiku në Prishtinë, vetura godet një motoçikletë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë se personat e lënduar janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Sinjali.