image Aksident trafiku në Prishtinë, një maune del nga rruga

Siguri

Aksident trafiku në Prishtinë, një maune del nga rruga

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Një sinjalizues ka dërguar një video, ku shihet një maune që ka dalur nga rruga, përderisa nuk dihet se a ka të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar rreth të rejave të këtij aksidenti./Gazeta Sinjali/